Arrestohet shoferi që shkaktoi aksident në Graçanicë, Policia e cilëson rastin si “Vrasje në tentativë”
Kronika
May 03, 2024 - 09:59
Një person është arrestuar pasi dje në mëngjes dyshohet se ka shkaktuar aksident.
Si pasojë e aksidentit, janë lënduar një femër dhe një mashkull, ndërsa rasti nga Policia është cilësuar si “Vrasje në tentativë”, transmeton Zeri.info.
“Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar, pasi dyshohet se me veturë të tij ka goditur veturën e viktimave, femër dhe mashkull, kosovarë. Gjatë aksidentit lëndime kanë pësuar viktimat, të cilët kanë pranuar trajtim mjekësor. Me vendim të prokurorit, i dyshuari është dërguar në mbajtje”, thuhet në raportin e Policisë. /Zëri