Nëna raporton se vajza e saj është marrë me dhunë nga një person dhe dyshohet se e ka dhunuar

Nëna raporton se vajza e saj është marrë me dhunë nga një person dhe dyshohet se e ka dhunuar

Kronika May 03, 2024 - 09:27

Një grua ka raportuar në Policin e Kosovës se vajza e saj dyshohet se është marrë nga një person i panjohur me veturë.

Sipas saj, dyshohet se ai ka kryer marrëdhënie seksuale me të, ndërsa rasti është cilësuar si “Dhunim”, transmeton Zeri.info.

Ngjarja ka ndodhur në Kaçanik dhe Ferizaj, njofton Policia.

“Me vendim të prokurorit, viktima është dërguar në IML për ekzaminim, përderisa rasti është duke u hetuar”, thuhet në raportin e Policisë. /Zëri