Arrestohet një shtetas i Serbisë në Vushtrri, shkaktoi aksident në gjendje të dehur

Arrestohet një shtetas i Serbisë në Vushtrri, shkaktoi aksident në gjendje të dehur

Kronika April 24, 2024 - 09:23

Një shtetas nga Serbia është arrestuar në Vushtrri të martën, pasi në gjendje të dehur ka goditur një veturë tjetër.

Si pasojë, një person ka pësuar lëndime dhe është dërguar për trajtim mjekësor, ndërsa i dyshuari dërgohet në mbajtje, transmeton Zeri.info.

“Është arrestuar vozitësi mashkull, serb shtetas i Serbisë, pasi në gjendje të dehur, me veturën e tij, me targa të Serbisë, nga pakujdesia ka goditur veturën e vozitësit mashkull kosovar. Si pasojë, viktima ka pësuar lëndime trupore dhe ka pranuar trajtim mjekësor. Me vendim të prokurorit, i dyshuari është dërguar në mbajtje”, thuhet në raportin e Policisë. /Zëri