Kanosi gjyqtarin, prokurorin dhe policinë - arrestohet një person në Gjykatën Themelore në Fushë-Kosovë
Kronika
April 24, 2024 - 08:36
Një person është arrestuar në Gjykatën Themelore në Fushë-Kosovë, pasi gjatë seancës ka kanosur e fyer gjyqtarin, prokurorin dhe zyrtarët policorë.
“Me urdhër të prokurorit, është bërë bastisja e shtëpisë së të dyshuarit, mirëpo nuk është gjetur asgjë e dyshuar. Lidhur me rastin, me vendim të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje”, thuhet në raportin e Policisë. /Zëri