Të shtëna me armë zjarri në Hajvali të Prishtinës

Të shtëna me armë zjarri në Hajvali të Prishtinës

Kronika April 23, 2024 - 23:00

Pasditen e sotme është raportuar për të shtëna me armë zjarri në rrugën ”Brigada 153″ në Hajvali.

Rasti ka ndodhur rreth orës 17:00 dhe nuk është raportuar për ndonjë person të lënduar.

Kështu tha për klankosova zëdhënësi i policisë për rajonin e Prishtinës, Agron Borovci.

Borovci tha se dyshohet se shkrepja e armës ka ardhur nga një veturë në lëvizje.

“Policia po punon në mënyrë aktive për të mbledhur më shumë informacion rreth identitetit të të dyshuarve të përfshirë në rast, ndërkohë që po vijon dhe puna hetimore me qëllim zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes”, tha Borovci.