Policia, thirrje vozitësve për kujdes gjatë reshjeve të shiut
Kronika
April 23, 2024 - 09:00
Policia e Kosovës ka dalë me një apel për kujdes të shtuar gjatë ngasjes kur ka të reshura të shiut dhe rrugë të mbuluara me ujë.
“Bazuar në situatën e tanishme, ku kemi ndryshim të kushteve atmosferike dhe reshje të shiut, Policia e Kosovës apelon te të gjithë pjesëmarrësit në trafik, në veçanti shoferët e automjeteve, për kujdes të shtuar, përshtatje të shpejtësisë me kushtet atmosferike dhe me gjendjen e rrugës, mbajtje të distancës mes mjeteve, si dhe ngadalësim gjatë lëvizjes në rrugë të mbuluara me ujë”, thuhet në apelin e Policisë. /Zëri