Babai e raporton të zhdukur vajzën 12-vjeçare në Pejë
Kronika
April 23, 2024 - 08:54
Një vajzë 12-vjeçare nga Peja është raportuar e zhdukur në Polici nga babai i saj.
Sipas tij, vajza kishte dalë nga shtëpia për të shkuar në shkollë dhe nuk është kthyer.
“Rr. ‘Nëna Terezë’, Pejë, 22.04.2024 – 07:45. Ankuesi mashkull kosovar ka njoftuar Policinë se vajza e tij 12-vjeçare ka dalë nga shtëpia për të shkuar në shkollë dhe nuk është kthyer. Rasti nën hetime”, thuhet në raportin e Policisë. /Zëri