Deponohen mbi 1200 euro në dy banka në Prishtinë, dyshohet të jenë false

Deponohen mbi 1200 euro në dy banka në Prishtinë, dyshohet të jenë false

Kronika April 23, 2024 - 08:37

Në dy raste të ndara, janë deponuar 1226 euro, që dyshohet të jenë të falsifikuara.

Në rastin e parë, në një bankë në rrugën “Robert Dolli” në Prishtinë zyrtarja e një banke ka njoftuar se gjatë kontrollit të parave ka hasur në 370 euro, të cilat dyshohet të jenë të falsifikuara, transmeton Zeri.info.

“Më 22.04.2024 ankuesja femër kosovare, zyrtare e një banke, ka njoftuar se gjatë kontrollit të parave të deponuara ka hasur në: 3 x 100 € /1 x 20 € dhe 1 x 50 €, të cilat dyshohet të jenë të falsifikuara. Rasti është duke u hetuar”, thuhet në raportin e Policisë.

Rasti i dytë ka ndodhur në një bankë tjetër në rrugën “Ukshin Hoti” në Prishtinë, ku zyrtari i një banke ka njoftuar se gjatë kontrollit të monedhave të deponuara ka hasur në: 428 x 2 € [856 euro], të cilat dyshohet të jenë të falsifikuara.

Dy rastet po hetohen nga Policia. /Zëri