Vdes një 71-vjeçar në aksident trafiku në Lipjan

Vdes një 71-vjeçar në aksident trafiku në Lipjan

Kronika April 22, 2024 - 23:20

Një 71-vjeçar ka humbur jetën si pasojë e një aksidenti të trafikut që ka ndodhur sot në Lipjan në orët e pasditës.

Zëdhënësi i Policisë për rajonin e Prishtinës Agron Borovci, tha se rasti ka ndodhur në rrugën “Ibrahim Rugova”  dhe se vozitësi i kamionit është dërguar në mbajtje për 48-orë, tha

"Rreth orës 14:00, është pranuar informata për një aksident trafiku rrugor të ndodhur në rrugën “Ibrahim Rugova” në Lipjan. Nga informatat e para është bërë e ditur se në aksident janë përfshirë një veturë dhe një kamion dhe për pasojë një person, mashkull, 71 vjeç, ka humbur jetën", tka thënë Borovci.

Ndryshe Policia ka dalë në vendin e ngjarjes dhe ka nisur punën për hetimin e shkaqeve që kanë sjellë deri te aksidenti, me urdhër të prokurorit të shtetit vozitësi i kamionit është dërguar në mbajtje prej 48 orësh. /Zëri