Ndalohet serbi në Joshanicë të Leposaviqit, pati gjëra në vlerë të një mijë eurove në veturë
Foto: Laura Hasani

Ndalohet serbi në Joshanicë të Leposaviqit, pati gjëra në vlerë të një mijë eurove në veturë

Kronika April 21, 2024 - 10:36

Policia ka njoftuar se në fshatin Joshanicë në Leposaviq ka ndaluar një veturë me targa të Serbisë, që shofer kishte një shtetas të Serbisë, i cili dyshohet se ka hyrë në Kosovë nga Serbia nëpër rrugët ilegale.

Sipas njoftimit të Policisë, i njëjti në veturë kishte të ngarkuara gjësende të ndryshme me vlerë rreth 1 mijë euro.

I dyshuari është shoqëruar në stacionin policor dhe pas intervistimit, me vendim të prokurorit, rasti procedohet në procedurë të rregullt, ndërsa vetura është dërguar në terminalin doganor për procedura të mëtutjeshme.