Një person gjendet pa shenja jete në pyllin e Batllavës
Foto: Laura Hasani

Një person gjendet pa shenja jete në pyllin e Batllavës

Kronika April 21, 2024 - 09:56

Një peron ka raportuar në Polici se ka gjetur pa shenja jete një person në pyllin e Batllavës në Podujevë.

Sipas njoftimit të Policisë thuhet se ngjarja ka ndodhur të shtunën Batllavë, Podujevë, raporton Zeri.info.

"20.04.2024, NN. Ankuesi mashkull kosovar ka raportuar se viktima mashkull kosovar familjar i tij është gjetur i shtrirë në pyll pa shenja jete. Njësit relevante kanë dal në vendin e ngjarjes ku mjeku kujdestar ka konstatuar vdekjen e viktimës. Me vendim të prokurorit trupi i pa jetë është dërguar në IML për obduksion", thuhet në njoftimin e Policisë. /Zëri