Gjendet një person i vdekur në Suharekë
Foto: Laura Hasani

Gjendet një person i vdekur në Suharekë

Kronika April 21, 2024 - 09:50

Një person është gjendur pa shenja jete nga familjarët në shtëpinë e tij në Suharekë.

Sipas njoftimit të Policisë ngjarja ka ndodhur të shtunën rreth orës 15:15 në Suharekë, raporton Zeri.info.

“Suharekë / 20.04.2024-15:15. Raportohet se në shtëpinë e tij, nga familjarët është gjetur pa shenja jete viktima mashkull kosovar. Njësit relevante policore dhe ekipi mjekësor kanë dalur në vendin e ngjarjes ku është konstatuar vdekja e viktimës. Me vendim të prokurorit trupi i pajetë i viktimës është dërguar në IML për Obduksion. Rasti në procedurë hetimore”, thuhet në njoftimin e Policisë. /Zëri