![Bashkëjetonte me të miturën, arrestohet një person në Podujevë](/uploads/zeri.info/images/2024/April/02/auto_Arrestimet-Policia_e_Kosoves_pas_aksionit_te_PSD_per_Ekatarina_Trendafilova-Kryetaren_e_Gjykates_Speciale-7_shtator_2021dh-Laura_Hasani_copy1712046991.jpg)
Bashkëjetonte me të miturën, arrestohet një person në Podujevë
Kronika
April 20, 2024 - 10:32
Një burrë është arrestuar të premten në Podujevë nën dyshimin se ka bashkëjetuar me një femër nën moshën 16-vjeçare.
I dyshuari pas intervistimit është liruar në procedurë të rregullt.
“Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar, me dyshimin për bashkëjetesë me viktimën e mitur femër kosovare. Me vendim të prokurorit i dyshuari pas intervistimit lirohet në procedurë të rregullt”, thuhet në raportin e Policisë. /Zëri