Kjo është gjendja e 20-vjeçarit që u ther me thikë nga një 17-vjeçar
Një 20-vjeçar është ther me thikë nga një i mitur mbrëmjen e sotme në Ferizaj.
20-vjeçari si pasojë e plagëve është dërguar në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës, ku aty është duke marrë trajtim.
Kështu ka bërë të ditur për teve1.info mjeku kujdestar Agron Çitaku, derisa njoftoi se i njëjti është në gjendje stabile.
“20 vjeçari gjendet tashmë në Kirurgjinë Torakale, sipas ekzaminimeve primare gjendja e tij është stabile, vitale”, tha ai.
Ndërkohë, Policia e Kosovës thotë se i mituri është identifikuar dhe është arrestuar.
“Ekipe të policisë, policët e rendit, hetuesit e stacionit, hetuesit rajonal të mbështetura edhe nga njësi të tjera kanë identifikuar të dyshuarin E.C ( M/K) i moshës 17 vjeçar dhe menjëherë kanë rrethuar zonën përreth dhe pas një pune intensive në terren, në orën 19:30 kanë arritur që të arrestojnë të dyshuarin”, thuhet në njoftimin e Policisë së Kosovës.
Ndërkaq, në vendin e ngjarjes kanë dalë hetuesit dhe krim teknikët rajonal, të cilët janë duke ekzaminuar vendin e ngjarjes, ndërsa për të gjitha veprimet policore është njoftuar prokurori kujdestar, i cili ka vendosur për ndalimin e të dyshuarit për 24 orë