Arrestohet një shtetase zvicerane në Viti, kërcënoi një person dhe iu gjet marihuanë
Kronika
April 19, 2024 - 09:04
Një femër është arrestuar mbrëmë në Viti.
Policia ka bërë të ditur se e arrestuara është me shtetësi zvicerane dhe e njëjta përmes rrjeteve sociale i kishte dërguar mesazhe me përmbajte kanosjeje viktimës mashkull kosovar.
“Gjatë kontrollit te e dyshuara në çantë i është gjetur dhe konfiskuar një sasi e substancës narkotike e llojit marihuanë, me peshë 3.05 gramë. Pas intervistimit, me vendim të prokurorit kujdestar, e dyshuara është dërguar në Qendrën e Mbajtjes”, thuhet në raportin e Policisë. /Zëri