Arrestohet një serb në Leshak, hyri ilegalisht në Kosovë

Arrestohet një serb në Leshak, hyri ilegalisht në Kosovë

Kronika April 18, 2024 - 10:08

Një serb është arrestuar të mërkurën pasmesnate në Leshak.

Ai dyshohet se kishte hyrë ilegalisht në Kosovë dhe i njejti pas arrestimit është dërguar në mbajtje.

“Është arrestuar i dyshuari mashkull serb i cili dyshohet se ka hyrë ilegalisht në territorin e Republikes se Kosovës. Me vendim të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje”, thuhet në raportin e Policisë. /Zëri