
Sot, ditë zie në Kosovë
Kronika
April 17, 2024 - 08:07
Presidentja e vendi, Vjosa Osmani, dje ka urdhëruar që sot në Kosovë të jetë ditë zie.
Shpallja e zisë u bë pas rastit të vrasjes së një gruaje dje nga bashkëshorti i saj, në Pejë.
“Shpallet zia shtetërore në tërë territorin e Kosovës, në kujtim të të gjitha grave dhe vajzave të vrara në Kosovë si rezultat i dhunës në baza gjinore”, thuhet në vendimin e Osmanit.
Vrasja e gruas dje ishte rasti i dytë brenda pesë ditëve në Kosovë që bashkëshortët vrasin gratë e tyre.