
Policia e shpall në kërkim Akil Gjakovën, kërkon bashkëpunim nga qytetarët për arrestimin e tij
Policia e Kosovës e ka shpallur në kërkim xhudistin e njohur Akil Gjakova, i cili po kërkon për “Dhunë në familje”.
Policia ka publikuar të dhënat e Gjakovës, ndërsa ka thënë se kërkon nga qytetarët që kushdo që ka informacion për vendndodhjen e personit të dyshuar në foton e bashkëngjitur të lajmërojë Policinë e Kosovës ose të lajmërohet në stacionin më të afërt policor.
Njoftimi i plotë nga Policia:
Kërkesë për bashkëpunim - Akil Gjakova
Pejë, 16 prill 2024
Policia e Kosovës - Drejtoria Rajonale e Policisë në Pejë, bazuar në ligj për publikimin e fotos me shënime të tjera të personit të kërkuar më autorizimin e Prokurorisë Themelore në Pejë, me qëllim lokalizimin dhe rrjedhimisht arrestimin e tij, lëshon: Kërkesë për bashkëpunim nga qytetarët.
Personi i kërkuar është:
• AKIL (Luan) GJAKOVA, i lindur më 04.01.1996, në Pejë.
I pandehuri është i kërkuar për veprën penale:
- “Dhunë në familje”
Policia e Kosovës kërkon nga qytetarët e Republikës së Kosovës që kushdo që ka informacion për vendndodhjen e personit të dyshuar në foton e bashkëngjitur, të lajmërojë Policinë e Kosovës ose të lajmërohet në stacionin më të afërt policor.
Numrat e telefonit dhe adresat elektronike kontaktuese për të kontaktuar Policinë e Kosovës:
- 192 dhe 080019999 (pa pagesë)
- 039 432 327 - Drejtoria Rajonale Pejë
- E-mail adresa: [email protected]