Arrestohet një serb në veri

Arrestohet një serb në veri

Kronika April 13, 2024 - 15:09

Një serb është arrestuar sot në Zveçan.

Arrestimin e tij e ka konfirmuar për “Zërin” zëvendëskomandanti i policisë për veriun, Veton Elshani.

I arrestuari është Sreqko Sofronijeviq dhe dyshohet se ka shkelur rendin kushtetues të Kosovës.

“Ai është transferuar në stacionin e Jugut, ku është duke u hetuar dhe marrë në pyetje. Pas kësaj do të shohim se çfarë do të ndodhë më pas”, tha Elshani. /Zëri