Një muaj paraburgim ndaj Valon Aliut, i dyshuar për vrasjen e gruas në Ferizaj

Një muaj paraburgim ndaj Valon Aliut, i dyshuar për vrasjen e gruas në Ferizaj

Kronika April 13, 2024 - 14:13

Gjykata Themelore në Ferizaj – Departamenti i Krimeve të Rënda ka aprovuar kërkesën e Prokurorisë Themelore të Ferizajt-Departamenti i Krimeve të Rënda, për caktimin e masës së paraburgimit kundër të pandehurit V.A, për shkak të dyshimit të bazuar se ka kryer veprën penale vrasje e rëndë dhe veprës penale mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve.

“Pas mbajtjes së seancës dëgjimore dhe analizimit të shkresave të lëndës, gjyqtari i

procedurës paraprake i Departamentit për Krime të Rënda, ka vlerësuar se ekziston

dyshimi i bazuar, se me datë 12 Prill 2024, rreth orës 14:40, i pandehuri brenda zyrës së Qendrës për Punë Sociale në rr.”Vëllezërit Gërvalla”, në Ferizaj, me dashje ka privuar nga jeta të ndjerën E.C, me të cilën ka bashkëjetuar duke e goditur disa herë me armë plumba në kokë, ndërsa ka shtënë edhe në drejtim të miturit D.C (vëllai i të ndjerës) duke e plagosur në krahë. Po ashtu ka vlerësuar se i pandehuri në kundërshtim me ligjin për armët, pa autorizim ka mbajtur në pronësi pistoletën e tipit Zoraki M 2906-T, me numër serik ZRAGY02 201100027 cal.9mm, me një karikator të zbrazur, e cila me datë 12 prill i është konfiskuar nga Policia”, ka njoftuar gjykata.

Në njoftim thuhet se gjyqtari i procedurës paraprake, kërkesën e prokurorit të shtetit për caktimin e masës së paraburgimit kundër të pandehurit V.A, e ka aprovuar si të bazuar konform dispozitave të KPPRK-së, dhe të njëjtit i është caktuar masa e paraburgimit në kohëzgjatje prej një muaj.

Me këtë rast palët njoftohen se ankesa kundër këtij aktvendimi nuk e shtynë

ekzekutimin e tij. /Zëri