Arrestohet një person i kërkuar në Kaçanik
Foto: Laura Hasani

Arrestohet një person i kërkuar në Kaçanik

Kronika April 12, 2024 - 14:15

Një person i kërkuar për veprën penale “Lëndim i lehtë trupor” si dhe “Kanosje” është arrestuar në Kaçanik me urdhëresë të Gjykatës.

Sipas njoftimit të Policisë, personi i kërkuar me inicialet K.B., i moshës 36-vjeçare, është arrestuar të premten.

“Ai ishte i kërkuar me urdhëresë të Gjykatës Themelore në Ferizaj për veprën penale: ‘Lëndim i lehtë trupor’, ‘Detyrim në tentative dhe Kansoje’ me dënim burgimi prej tetëmbëdhjetë (18) muajve dhe pas kompletimit të dokumentacionit është dërguar në vuajtje të dënimit”, thuhet në njoftimin e Policisë. /Zëri