50 euro gjobë, Policia paralajmëron sërish këmbësorët që s’i respektojnë rregullat në trafik

50 euro gjobë, Policia paralajmëron sërish këmbësorët që s’i respektojnë rregullat në trafik

Kronika April 12, 2024 - 10:32

Më 3 prill ka hyrë në fuqi Ligji i ri për rregullat e trafikut rrugor.

Me këtë rast, Policia e Kosovës ka paralajmëruar edhe një herë këmbësorët që nuk i respektojnë rregullat në trafik.

Sipas njoftimit të Policisë, kalimi i rrugës jashtë vendkalimeve të shënuara për këmbësorë ose kalimeve të veçanta mund të bëhet vetëm në rastet kur vendkalimi më i afërt për këmbësorë është më larg se 50 metra në vendbanime dhe më larg se 100 metra jashtë vendbanimeve, raporton Zeri.info.

Po ashtu, sipas Policisë, thuhet se mosrespektimi i kësaj rregulloreje ndëshkohet me gjobë prej 50 eurove.

Njoftimi i plotë:

KËMBËSORË!

Bëhu i dukshëm!

Përdor vendkalimin e këmbësorëve!

Respekto semaforin!

Shiko majtas, shiko djathtas, shiko majtas edhe një herë pastaj kalo!

Mos përdor telefonin, dëgjueset në veshë ose pajisjet e tjera të ngjashme që mund t’ju hutojnë!

Shfrytëzo vendkalimin për këmbësorë dhe ec në trotuar!

Në rrugët pa trotuare, ec në anën e majtë!

Kujdesi shpëton jetë!

Për sigurinë tuaj, vishni rroba të ndritshme ose mbani me vete materiale reflektues apo dritë të bardhë gjatë natës për t’ju ndihmuar juve dhe ngasësve që të jeni të dukshëm!