Kontrabandim i mallrave në Leposaviq
Foto: Laura Hasani

Kontrabandim i mallrave në Leposaviq

Kronika April 12, 2024 - 09:19

Policia e Kosovës ka njoftuar se dje rreth orës 19:40 në Leposaviq është raportuar se një kamion me targa të shtetit serb me drejtues NN ka devijuar rrugën dhe ka hyrë në një përrua.

Sipas njoftimit të Policisë, në kamion kishte të ngarkuara rreth 4 tonë mish të bardhë, derisa personi i dyshuar është larguar në drejtim të panjohur.

Ndërkaq lidhur me rastin është njoftuar prokurori dhe rasti cilësohet si me lart. “Njësitet policore relevante në bashkëpunim me Doganën e Kosovës janë duke u marrë me rastin”, thuhet në raportin 24-orësh. /Zëri