Arrestohet një person në Klinë për dhunë në familje
Foto: Ilustrim

Arrestohet një person në Klinë për dhunë në familje

Kronika April 12, 2024 - 09:18

Policia e Kosovës ka njoftuar se gjatë ditës së djeshme në Klinë është arrestuar një person, i cili dyshohet se ka sulmuar fizikisht viktimën mashkull kosovar.

Sipas njoftimit të Policisë, tek i dyshuari është gjetur dhe sekuestruar sasi e substancave narkotike të llojit marihuanë, derisa viktima ka pësuar lëndime të lehta trupore.

“Me vendim të prokurorit, i dyshuari është dërguar në mbajtje”, thuhet në raportin 24-orësh. /Zëri