1430 gjoba trafiku gjatë një jave në Ferizaj

1430 gjoba trafiku gjatë një jave në Ferizaj

Kronika April 12, 2024 - 09:05

Që nga hyrja në fuqi e Ligjit për rregullat e trafikut rrugor, nga data 3 prill Policia Rajonale e Ferizajt ka shqiptuar 1430 gjoba për kundërvajtje.

Sipas njoftimit të Policisë, disa nga kundërvajtjet e shkaktuara në komunikacionin rrugor janë: Tejkalim i shpejtësisë, 500 gjoba, përdorimi i telefonit gjatë ngasjes, 103 gjoba, mospërdorimi i rripit të sigurisë, 65 gjoba, xhamat e errët, vendosja e foljes ose materialit tjetër, 61 gjoba, skadimi i afatit të regjistrimit të automjetit, 43 gjoba, drejtimi i mjetit pa patentë shoferi, 38 gjoba, mjetet pjesëmarrëse në trafik pa sinjalizim të duhur ndriçues, 11 gjoba, kundërvajtje ndaj motoçiklistëve, 9 gjoba, kyçja e parregullt në rrugën kryesore, 9 gjoba, tejkalim në vijë të plotë ose vend të ndaluar, 3 gjoba, të tjera, 588 gjoba.

Derisa Policia Rajonale e Ferizajt ka bërë të ditur se do të vazhdojë me aktivitete të shtuara, me synim parandalimin e aksidenteve në komunikacionin rrugor dhe apelon te shoferët që të bëjnë kujdes.

“Ndërsa, ftojmë qytetarët të bashkëpunojnë me Policinë. Për të gjitha kundërvajtjet që shkaktohen në komunikacion të njoftojnë menjëherë Policinë, stacionin më të afërt, ose përmes aplikacionit digjital ‘Lajmëro Policinë’ dhe në numrat kujdestarë: 192 ,0290/326-250 & 0290/322-406. Të dhënat tuaja do të ruhen në konfidencialitet të plotë”, thuhet në njoftimin e Policisë. /Zëri