Hajnat vjedhin para në një shtëpi në Gjilan
Foto: Ilustrim

Hajnat vjedhin para në një shtëpi në Gjilan

Kronika April 12, 2024 - 09:01

Një vjedhje e rëndë ka ndodhur gjatë ditës së djeshme në Gjilan, ku ankuesi ka raportuar në Polici se persona të panjohur kanë depërtuar në shtëpinë e tij, duke vjedhur kështu një shumë të konsiderueshme të parave.

Sipas njoftimit të Policisë, ngjarja kanë ndodhur të enjten, mes orës 11:45-13:00, në Gjilan, raporton Zeri.info.

“Gjilan, 11.04.2024 - 11:45-13:00. Ankuesi mashkull kosovar ka raportuar se të dyshuar të panjohur kanë depërtuar në shtëpinë e tij, ku sipas tij kanë vjedhur një shumë të konsiderueshme të parave. Lidhur me rastin është njoftuar prokurori kujdestar, i cili ka udhëzuar fillimin e hetimeve”, thuhet në njoftimit e Policisë. /Zëri