Kërcënoi një femër përmes telefonit, arrestohet prishtinasi
Foto: Laura Hasani

Kërcënoi një femër përmes telefonit, arrestohet prishtinasi

Kronika April 12, 2024 - 08:52

Policia në Prishtinë ka arrestuar një person, pasi ka kërcënuar përmes telefonit një femër.

Sipas njoftimit të Policisë, ngjarja ka ndodhur të enjten, rreth orës 11:34, në Prishtinë, raporton Zeri.info.

“Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar, pasi dyshohet se i njëjti përmes telefonit ka kanosur viktimën femër kosovare. Lidhur me rastin është njoftuar prokurori dhe me vendim të tij i dyshuari dërgohet në mbajtje”, thuhet në njoftimin e Policisë.

Po ashtu bëhet e ditur se i dyshuari ka kërkuar trajtim mjekësor dhe është transferuar në QKUK, ku pas ekzaminimeve mjekësore i njëjti është pranuar për kurim të mëtutjeshëm dhe është nën përkujdesje policore deri në vendimin e ardhshëm. /Zëri