Pas disa orësh, FSK-ja largon mjetin shpërthyes në Shtime, dyshohet se daton nga Lufta e Dytë Botërore

Pas disa orësh, FSK-ja largon mjetin shpërthyes në Shtime, dyshohet se daton nga Lufta e Dytë Botërore

Kronika April 11, 2024 - 21:28

Një predhë artilerie, që dyshohet të jetë nga Lufta e Dytë Botërore, është gjetur sot në rrugën “Skënderbeu” në Shtime.

Kanun Veseli, zëdhënës i Policisë për Rajonin e Ferizajt, ka thënë se pas njoftimit, Policia ka siguruar vendin e ngjarjes, ndërsa mjeti shpërthyes është larguar nga FSK-ja.

“Më datën 11.04.2024, rrethe orës 11:30, kemi pranuar një informatë se afër rezervuarit të ujit në rrugën ‘Skënderbeu’ në Shtime ishte një mjet i dyshuar, predhë artilerie, e cila dyshohet të jetë nga Lufta e Dyte Botërore. Patrulla e policisë ka siguruar vendin e ngjarjes dhe janë njoftuar njësia përkatëse e FSK-së”, tha Veseli, duke shtuar se në orën 18:06 kjo predha është larguar nga FSK-ja.