Edhe në ditën e Bajramit ndaj tri grave u ushtrua dhunë fizike
Foto: Ilustrim

Edhe në ditën e Bajramit ndaj tri grave u ushtrua dhunë fizike

Kronika April 11, 2024 - 08:56

Dje në Kosovë u festua festa e Fitër Bajramit dhe do të duhet të ishte një ditë që sjell paqe e harmoni në familje.

Por në disa familje nuk ishte kështu, pasi në Podujevë, Fushë-Kosovë e Klinë u raportuan disa raste dhunë në familje, raporton Zeri.info.

Në Podujevë një femër shtetase e huaj, rreth orës 02:00, raportoi se është sulmuar nga një mashkull. Bëhet e ditur se viktima ka pranuar trajtim mjekësor.

Të njëjtën gjë e raportoi edhe një grua nga Fushë-Kosova dhe bëhet e ditur se me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje.

Në anën tjetër, në Klinë një femër raportoi në Polici se është sulmuar fizikisht nga një i dyshuar.

Raporti i plotë:

Dhunë në familje

Podujevë / 10.04.2024 – 02:00. Ankuesja femër, shtetase e huaj, ka raportuar se pas një mosmarrëveshjeje është sulmuar nga i dyshuari mashkull kosovar. Viktima ka pranuar trajtim mjekësor. Me vendim të prokurorit, i dyshuari është dërguar në mbajtje.

Fushë-Kosovë / 10.04.2024 – 04:00. Ankuesja femër kosovare ka raportuar se pas një mosmarrëveshjeje është sulmuar nga i dyshuari mashkull kosovar. Viktima ka pranuar trajtim mjekësor. Me vendim të prokurorit, i dyshuari është dërguar në mbajtje.

Dhunë në familje

Klinë / 10.04.2024 – 20:30. Viktima femër kosovare ka raportuar se është sulmuar fizikisht nga i dyshuari mashkull kosovar. Viktima ka pranuar trajtim mjekësor, ndërsa i dyshuari është arrestuar dhe pas intervistimit, me urdhër të prokurorit, është liruar në procedurë të rregullt.