Raporti i Policisë për aksidentin e rëndë në Leposaviq, ku vdiqën dy persona
Foto: Zëri / Ilustrim

Raporti i Policisë për aksidentin e rëndë në Leposaviq, ku vdiqën dy persona

Kronika April 11, 2024 - 08:49

Dy të rinj kanë vdekur si pasojë e një aksidenti të rëndë dje në Leposaviq, ndërsa një tjetër ka marrë lëndime të rënda.

Deri tek aksidenti, sipas Policisë, ka ardhur si pasojë e lëvizjes së njërës nga veturat e përfshira në shiritin e kundërt të trafikut.

Kështu dy vozitësit kanë vdekur, ndërsa pasagjeri ka marrë lëndime të rënda.

“Leposaviq / 10.04.2024 – 00:05. Raportohet për një aksident trafiku në mes të dy veturave, ku si pasojë e lëndimeve të marra, dy drejtuesit meshkuj kosovarë kanë ndërruar jetë, ndërsa pasagjeri mashkull kosovar ka pësuar lëndime të rënda trupore. Deri tek aksidenti dyshohet se ka ardhur kur njëra nga veturat e përfshira në aksident ishte duke lëvizur ne shiritin e kundërt të lëvizjes, me ç’rast është ndeshur me veturën, e cila ishte duke ardhur nga drejtimi i kundërt. Me vendim të prokurorit, trupat e pajetë janë dërguar në IML për obduksion”, thuhet në njoftim.