Publikohen pamjet nga momenti kur vetura “hedh në ajër” dy të miturit në Pejë

Publikohen pamjet nga momenti kur vetura “hedh në ajër” dy të miturit në Pejë

Kronika April 07, 2024 - 23:18

Një aksident trafiku ka ndodhur pasditen e së dielës në Pejë, ku një veturë ka përplasur dy të mitur.

Njëri nga të miturit raportohet se është në gjendje të rëndë dhe është dërguar në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës për trajtim të mëtejshëm.

Agron Çitaku, shef i ekipit të emergjencës në QKUK, ka thënë se fëmija që u godit nga vetura në Pejë, ka lëndime mesatarisht të rënda.

Ai në QKUK nga Spitali i Pjesës është dërguar para orës 18:00, ndërsa Çitaku, ka thënë se janë duke bërë ekzaminime për të parë nëse ka nevojë për operim.

“Për momentin me lëndimet që i ka përshkruar Peja duken mesatarisht të rënda jemi duke bërë ekzaminime shtesë dhe është në pyetej do të hyjë në operacion apo do të vazhdojë trajtimin në klinikë pa operacion. Besoj se përfundimi ndoshta do të jetë i mirë”, ka thënë Çitaku për Tëvë 1.

Ai ka bërë të ditur se fëmija ka lëndime në kokë, ka një gjakderdhje të vogël dhe një thyerje të kafkës.

Ndërsa, zëdhënësi i Prokurorisë së Pejës, Shkodran Nikçi, ka bërë të ditur se personi që ka goditur fëmijët është arrestuar dhe se pritet t’i caktohet ndalimi 48-orë.

Klan Kosova ka siguruar edhe pamje nga momenti kur ngasësi përplas me veturë dy të miturit.