Policia bastis dy lokacione në Malishevë, konfiskohen armë dhe municion
Foto: PK

Policia bastis dy lokacione në Malishevë, konfiskohen armë dhe municion

Kronika April 05, 2024 - 16:41

Policia e Kosovës ka njoftuar se sot pas kontrollit të dy lokacioneve në fshatin Turkajë të Malishevës ka hasur në një sasi të konsiderueshme të armëve dhe municionit.

Bëhet e ditur se gjatë kontrollit në posedim të tyre janë gjetur dhe konfiskuar:

Dy armë zjarri të gjata,

Dy armë zjarri të shkurtra, të llojit pistoletë,

Një armë zjarri e shkurtër për sinjalizim me zë, e llojit revolver,

Një armë zjarri e shkurtër për sinjalizim me zë,

Një armë zjarri e shkurtër (artizanale),

Pesëdhjetë e dy copë fishekë dhe katër karikator.

Policia bëri të ditur se për këtë rast janë intervistuar dy të dyshuar, të cilët janë dërguar në mbajtje dhe ndaj tyre është inicuar rasti për “Mbajtje në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve” dhe “përdorim i armës apo mjetit të rrezikshëm”. /Zëri