Arrestohet gruaja që sulmoi gazetaret në Prishtinë

Arrestohet gruaja që sulmoi gazetaret në Prishtinë

Kronika April 04, 2024 - 13:25

Është arrestuar gruaja e cila ka sulmuar dje dy gazetare.

Prokuroria Themelore në Prishtinë ka njoftuar se lidhur me sulmin ndaj të dëmtuarave -gazetareve, pas ndërmarrjes së veprimeve hetimore dhe grumbullimit të provave shtesë, si dhe riintervistimit të njërit nga të dyshuarit, prokurori i Shtetit ka lëshuar aktvendim mbi ndalimin e M.B., e dyshuar për shkak të veprave penale “Kanosje” dhe “Lëndim i lehtë trupor”, sipas KPRK-së.

E njëjta është dërguar në mbajtje në kohëzgjatje prej 48 orësh, derisa është intervistuar edhe një person i dyshuar i përfshirë në këtë rast, transmeton Zeri.info.

“Po ashtu, në këtë çështje penale janë marrë deklaratat e palëve të dëmtuara dhe në koordinim me Policinë, janë duke u ndërmarrë veprime të tjera hetimore”, thuhet në njoftimin e Prokurorisë. /Zëri