Një burrë në Kaçanik raportohet i zhdukur nga dhjetori i vitit të kaluar

Një burrë në Kaçanik raportohet i zhdukur nga dhjetori i vitit të kaluar

Kronika April 04, 2024 - 08:56

Një burrë në Kaçanik është raportuar si i zhdukur.

Rastin në Polici e lajmëroi një person që tha se nuk e di vendndodhjen e viktimës që nga dhjetori i vitit të kaluar, raporton Zeri.info.

Bëhet e ditur se rasti është nën hetime.

Raporti i plotë:

Kaçanik, 03.04.2024 - NN. Ankuesi mashkull kosovar ka raportuar se viktima mashkull kosovar nga dhjetori i vitit 2023 është larguar në drejtim të panjohur dhe nuk dihet për vendndodhjen e tij. Rasti nën hetime.