Arrestohen dy persona në Pejë, planifikuan të kryejnë vrasje të rëndë
Foto: Laura Hasani

Arrestohen dy persona në Pejë, planifikuan të kryejnë vrasje të rëndë

Kronika April 04, 2024 - 08:51

Policia e Kosovës ka arrestuar dy meshkuj në Pejë, pasi dyshohet se gjatë muajve tetor-nëntor të vitit 2023 planifikonin ta kryenin një vrasje të rëndë.

Sipas Policisë, njëri nga të dyshuarit i ka dhënë para të dyshuarit tjetër që ta kryente vrasjen e viktimës ose t’i shkaktonte dëme të mëdha.

“Pas intervistimit, me vendim të prokurorit, të dyshuarit janë dërguar në mbajtje”, thuhet në raport. /Zëri

Raporti i plotë:

Përgatitje për vrasje të rëndë

Pejë tetor-nëntor 2023. Janë arrestuar dy të dyshuar meshkuj kosovarë, pasi në muajin tetor – nëntor të vitit 2023 njëri i dyshuar i kishte dhënë para të dyshuarit tjetër në mënyrë që ta kryente vrasjen e viktimës mashkull kosovar ose t’i shkaktonte dëme të mëdha. Pas intervistimit, me vendim të prokurorit, të dyshuarit janë dërguar në mbajtje.