Arrestohet gjilanasi, sulmoi fizikisht një zyrtar policor
Foto: Laura Hasani

Arrestohet gjilanasi, sulmoi fizikisht një zyrtar policor

Kronika April 04, 2024 - 08:44

Dje rreth orës 10:00 është arrestuar një mashkull në Gjilan.

Bëhet e ditur se ai fillimisht e ka fyer një zyrtar policor e më pas edhe e ka sulmuar fizikisht.

Viktima ka pranuar trajtim mjekësor, ndërsa PK-ja njofton se pas intervistimit, me vendim të prokurorit, rasti shkon në procedurë të rregullt. /Zëri

Raporti i plotë:

Sulm ndaj personit zyrtar

Gjilan, 03.04.2024 - 10:00. Është shoqëruar në stacionin policor i dyshuari mashkull kosovar, pasi fyeu dhe sulmoi fizikisht viktimën mashkull kosovar (zyrtar policor). Viktima ka pranuar trajtim mjekësor, ndërsa pas intervistimit, me vendim të prokurorit, rasti procedohet në procedurë të rregullt.