Shtatë migrantët në Shqipëri që vdiqën në aksident ishin nga Pakistani

Shtatë migrantët në Shqipëri që vdiqën në aksident ishin nga Pakistani

Kronika April 03, 2024 - 15:15

Policia shqiptare tha sot se janë nga Pakistani shtatë migrantët që humbën jetën në një aksident rrugor në zonë e Përmetit, në Jug të Shqipërisë, një ditë më parë.

Sipas Policisë, migrantët janë të moshave 28 deri në 32 vjeç dhe tre prej tyre janë identifikuar.

Policia tha se ka identifikuar edhe tre shtetas që dyshohet se kanë bashkëpunuar me drejtuesin e automjetit, që transportonte migrantët nga kufiri jugor me Greqinë drejt Shkodrës, i cili gjithashtu humbi jetën në aksident.

Sipas policisë dy nga këta shtetas, banues në Shkodër, janë arrestuar, ndërsa personi i dyshuar si organizatori i kësaj veprimtarie kriminale është në kërkim.

Avokati i Popullit tha përmes një deklarate se ka përcjellë me shqetësim të thellë ngjarjen e rëndë të aksidentit tragjik në aksin rrugor Këlcyrë-Përmet, që solli për pasojë tetë viktima.

“Kjo ngjarje duhet të shërbejë si këmbanë alarmi për forcimin e masave ndaj kontrollit të emigrimin të paligjshëm dhe për të promovuar rrugë legale dhe të sigurta për emigracionin”, thuhet në reagimin e Avokatit të Popullit. /VOA