Zjarri në trafon afër stadiumit “Fadil Vokrri”, deklarohen nga KEDS-i

Zjarri në trafon afër stadiumit “Fadil Vokrri”, deklarohen nga KEDS-i

Kronika April 03, 2024 - 12:38

Një trafo është përfshirë nga zjarri para pak orësh afër stadiumit “Fadil Vokrri” në Prishtinë.

KEDS-i ka konfirmuar rastin, ndërsa kanë thënë se si pasojë e këtij zjarri, një numër i konsumatorëve kanë mbetur pa energji elektrike, transmeton Zeri.info.

“Ju informojmë se para rreth një ore ka shpërthyer një zjarr në Nënstacionin Prishtina 3, me ç’rast një numër i caktuar i konsumatorëve nuk kanë rrymë. Aktualisht po punohet në pastrimin e hapësirave të shkaktuara nga zjarri, ndërkaq nuk dihet akoma se çka e shkaktoi atë”, thuhet në njoftimin e KEDS-it.

Po ashtu thuhet se ekipet e KEDS-it ndodhen në vend dhe po punojnë në mënyrë intensive për kthimin në normalitet të gjendjes. /Zëri