Vëllai e bën për spital motrën e tij në Gjakovë
Foto: Ilustrim

Vëllai e bën për spital motrën e tij në Gjakovë

Kronika April 03, 2024 - 10:22

Një femër në Gjakovë ka raportuar në polici se është sulmuar fizikisht nga vëllai i saj.

Sipas njoftimit të Policisë bëhet e ditur se ngjarja ka ndodhur të martën rreth orës 17:30, në Gjakovë, raporton Zeri.info.

“Viktima femër kosovare është sulmuar fizikisht nga vëllai i saj. Viktimës i është ofruar tretmani mjekësor ndërsa, i dyshuari gjendet në arrati. Rasti në hetime”, thuhet në njoftimin e Policisë. /Zëri