Kjo është modelja ukrainase që vdiq tragjikisht bashkë me kosovarin në aksidentin në Itali

Kjo është modelja ukrainase që vdiq tragjikisht bashkë me kosovarin në aksidentin në Itali

Kronika April 02, 2024 - 23:56

Anna Kraevskaya, modelja nga Ukraina, e cila jetonte në Zvicër, ka mbetur po ashtu e vdekur në aksidentin tragjik në Itali, ku humbi jetën kosovari Hysni Qestaj.

Bashkë në veturën e tipit ‘Ferrari’ me Qestajn ishte edhe një grua, që s’ishte bashkëshortja e tij. Mediumi ka mësuar se tashmë e ndjera është modelja ukrainase Anna Kraevskaya.

Image

Vetura u copëtua, copat u shpërndanë dhe flakë e madhe u pa. Mediat italiane shkruajnë se Ferrari GT C4 i bardhë kishte qenë duke lëvizur me mbi 200 km/h kur ka rrëshqitur në rrugën e lagësht dhe është përplasur në anësore.

Zjarrfikësve iu desh mjaft mund që ta nxirrnin kosovarin e vdekur nga vetura.

Mediumi zviceran, Blick shkruan se 40-vjeçari të shtunën në mbrëmje – vetëm disa orë para vdekjes – ishte në një klub nate në kantonin e Valais dhe pas performancës më pas ishte nisur për në Itali me Ferrari.

Vëllai i tij 41-vjeçar ka treguar se vetura i përkiste atij.

“Është e vështirë ta shprehësh me fjalë këtë person të madh dhe pozitiv. Por nëse do të më duhej ta përshkruaja me një fjalë, do të thosha se ai ishte personi më i dashur që e kam njohur”, tha ai.