Grafitet në Zveçan për Banjskën, Elshani: S’ka rast të hapur dhe persona të dyshuar
Foto: Laura Hasani

Grafitet në Zveçan për Banjskën, Elshani: S’ka rast të hapur dhe persona të dyshuar

Kronika April 02, 2024 - 18:34

Veton Elshani, ushtrues detyre i drejtorit të Policisë së Kosovës në Mitrovicë të Veriut, ka folur për disa grafite nacionaliste serbe që janë vendosur në Zveçan, në to shkruhet data dhe dita kur ndodhi sulmi në Banjskë.

Elshani ka deklaruar se për çështje të tilla nuk është se për të gjitha hapin raste.

“Grafitet shkruhen nëpër veri në kohë të ndryshme dhe në vende të ndryshme. Nëse flasim për nxitje të urrejtjes dhe mosdurimit, atëherë i kemi pasë disa raste që i kemi hapur”.

“Mirëpo kemi shkronja dhe numra të ndryshëm që nuk do të thotë se do të hapen raste ndaj secilit, ne pranojmë informacione të ndryshme, por ne duhet t’i verifikojmë dhe t’i shikojmë ato. Nuk ka rast të hapur për këtë punë, nuk ka të dyshimtë”, ka thënë Elshani për Klan Kosova.