Zhduket një burrë në Gjilan
Foto: Ilustrim

Zhduket një burrë në Gjilan

Kronika April 02, 2024 - 09:27

Një grua gjatë ditës së djeshme ka njoftuar Policinë se familjari i saj ka dalë nga shtëpia dhe nuk dihet asgjë për vendndodhjen e tij.

Sipas njoftimit të Policisë, ngjarja ka ndodhur në Gjilan, më datën 25.03.2024, rreth orës 4:00, ndërsa rasti është raportuar në Polici më datën 01.04.2024, raportin Zeri.info.

"Gjilan/ 25.03.2024 - 04:00. Më 01.04.2024 ankuesja femër kosovare ka raportuar se nga data e cekur ka dalë nga shtëpia viktima mashkull dhe nga ajo kohë nuk dihet për vendndodhjen e tij. Rasti nën hetime", thuhet në njoftimin e Policisë. /Zëri