Aksident i rëndë në Greqi, dy të vdekura, njëra prej tyre shqiptare
Kronika
April 01, 2024 - 16:24
Një aksident i rëndë ka ndodhur këtë të hënë në Patridha të Verias në Greqi, ku viktima kanë mbetur dy qytetare, njëra prej tyre shqiptare.
20-vjeçarja shqiptare dhe 68-vjeçarja po prisnin në stacionin e autobusit, kur shoferi humbi kontrollin dhe i përplasi.
Dy qytetaret, një 68-vjeçare dhe një 20-vjeçare shqiptare e identifikuar si Elisa Doka nga Njësia Administrative Tërbuf e Divjakës, sipas dëshmive, kanë qenë duke pritur në stacionin e autobusit, kur në rrethana që po hetohen, i ka përplasur një makinë e drejtuar nga një 64-vjeçar, i cili humbi kontrollin e mjetit.
Sipas Policisë, ato janë dërguar në spitalin e Verias, ku edhe kanë ndërruar jetë, ndërsa drejtuesi i mjetit ndërkohë është arrestuar, raporton TopChannel.