Sulm me armë zjarri ndaj kryetarit të Haraçinës në Maqedoni të Veriut, plagosen dy punëtorë
Kronika
April 01, 2024 - 15:42
Sot gjatë ditës ka pasur disa të shtëna me armë në drejtim të veturës së kryetarit të Haraçinës, ku si pasojë e gjuajtjeve kanë mbetur dy persona të plagosur.
Sipas informacioneve të para të marra nga terreni, të plagosur kanë mbetur nëpunësi i Komunës dhe shoferi i kryetarit të Komunës.
Personi që ka kryer sulmin thuhet të jetë person i njohur për Policinë, i cili ka qenë i përfshirë edhe në krime të tjera. /Alsat.mk