Sulmohet me armë shtëpia e një personi në Pejë, dyshohet se shkak mund të jenë borxhet
Policia e Kosovës ka njoftuar se mbrëmë dy persona në Pejë kanë raportuar se, derisa kanë qenë duke qëndruar në shtëpi, kanë dëgjuar disa të shtëna me armë zjarri në drejtim të shtëpisë së tyre nga persona ende të paidentifikuar.
Sipas njoftimit të Policisë, dyshohet të ketë ardhur si shkak i disa mosmarrëveshjeve –borxheve, me ç’rast nga predhat janë dëmtuar dy tjegulla dhe një gyp - ujëmbledhës, shkruan Zeri.info.
Derisa rasti po hetohet nga ekipet përkatëse policore.
Njoftimi i plotë i Policisë, pa ndërhyrje:
Përdorim i armës ose mjetit të rrezikshëm, Pejë / 30.03.2024 - 23:13. Dy ankues kosovarë kanë raportuar se, derisa ishin duke qëndruar në shtëpi, kanë dëgjuar disa të shtëna me armë zjarri në drejtim të shtëpisë së tyre nga persona (ende të paidentifikuar), dyshohet për shkak të disa mosmarrëveshjeve - borxheve. Nga predhat janë dëmtuar dy tjegulla dhe një gyp - ujëmbledhës. Rasti po hetohet nga ekipet përkatëse policore. /Zëri