Një person në Podujevë nga pakujdesia djeg disa hektarë mal të një tjetri
Foto: Zëri / Ilustrim

Një person në Podujevë nga pakujdesia djeg disa hektarë mal të një tjetri

Kronika April 01, 2024 - 09:32

Policia e Kosovës ka njoftuar se është arrestuar një person në Podujevë, pasi dyshohet se nga pakujdesia kishte djegur disa hektarë mal të ankuesit.

Sipas njoftimit të Policisë, i dyshuari me vendim të prokurorit, pas intervistimit, është liruar, shkruan Zeri.info.

Njoftimi i plotë i Policisë, pa ndërhyrje:

Shkaktim i rrezikut të përgjithshëm - Podujevë / 31.03.2024 – 15:40. Është arrestuar i dyshuar i mashkull kosovar, pasi nga pa kujdesia kishte djegur - kallur disa hektarë mal të ankuesit mashkull kosovar.

Me vendim të prokurorit, i dyshuari pas intervistimit është liruar dhe rasti shkon në procedurë të rregullt. /Zëri