Bëri për spital katër persona, arrestohet prizrenasi
Foto: Ilustrim

Bëri për spital katër persona, arrestohet prizrenasi

Kronika March 29, 2024 - 09:07

Policia e Kosovës ka bërë të ditur se ka arrestuar një person në Prizren, pasi kishte ushtruar dhunë fizike ndaj katër personave të tjerë, duke i bërë kështu për spital.

Sipas njoftimit të Policisë, ngjarja ka ndodhur të enjten, rreth orës 19:00, në Prizren, raporton Zeri.info.

“Prizren / 28.03.2024 – 19:00. Është arrestuar i dyshuari mashkull me nënshtetësi gjermane, pasi dyshohet se në vazhdimësi ushtron dhunë kundër dy viktimave meshkuj, kosovarë dhe dy viktimave, femra kosovare”, thuhet në njoftimin e Policisë.

Po ashtu bëhet e ditur se viktimat kanë pranuar trajtim mjekësor, ndërsa i dyshuari pas intervistimit, me vendim të prokurorit, është dërguar në mbajtje. /Zëri