Themelorja jep detaje, dyshohet për zjarrvënie të qëllimshme në objektin e Gjykatës në Kaçanik

Themelorja jep detaje, dyshohet për zjarrvënie të qëllimshme në objektin e Gjykatës në Kaçanik

Kronika March 13, 2024 - 10:36

Gjykata Themelore në Ferizaj është deklaruar në lidhje me zjarrin që ka kapluar objektin e Degës së kësaj gjykate në Kaçanik, rreth orës 4:00 të mëngjesit të së mërkurës.

Sipas njoftimit, nga zjarri janë përfshirë dy zyra që ndodhen në katin II të këtij objekti.

“Ju informojmë se sot, më 13 mars 2024, rreth orës 4:00, të mëngjesit, zjarri ka kapluar një pjesë e dy zyrave të katit II të objektit të Gjykatës Themelore në Ferizaj – Dega në Kaçanik”, thuhet në komunikatën për media.

Tutje, bëhet e ditur se ekipi i zjarrfikësve dhe policia kanë dalë menjëherë në vendin e ngjarjes dhe kanë lokalizuar zjarrin.

“Janë ndërmarrë masat e nevojshme dhe zjarri është shuar, si dhe kanë zhvilluar procedurat dhe marrjen e provave. Si pasojë e zjarrit ka pasur dëme materiale, por jo pasoja me njerëz.

Sipas të dhënave të organeve kompetente, dyshohet për zjarrvënie nga persona të panjohur deri më tani.