Prishtinasi e bën për spital një polic
Foto: Laura Hasani

Prishtinasi e bën për spital një polic

Kronika March 01, 2024 - 10:04

Policia e Kosovës ka njoftuar se është arrestuar një person, pasi duke mos i zbatuar urdhrat e ka sulmuar fizikisht njërin prej zyrtarëve policorë, të cilit i ka shkaktuar lëndime trupore.

Sipas njoftimit të Policisë, ngjarja ka ndodhur më 28.02.2024, rreth orës 23:20, në Prishtinë, raporton Zeri.info.

“Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar, pasi duke mos i zbatuar urdhrat e ka sulmuar fizikisht njërin prej zyrtarëve policorë, të cilit i ka shkaktuar lëndime trupore. Viktima ka pranuar trajtim mjekësor, ndërsa i dyshuari pas intervistimit, me vendim të prokurorit, është liruar në procedurë të rregullte hetimore”, thuhet në raportin 24-orësh. /Zëri