Arrestohet një person në Prishtinë, dyshohet për një thes të mbushur me dinamit
Foto: Laura Hasani

Arrestohet një person në Prishtinë, dyshohet për një thes të mbushur me dinamit

Kronika March 01, 2024 - 09:51

Policia e Kosovës ka njoftuar se dje rreth orës 18:00, në Prishtinë, dy burra kanë raportuar se kanë hasur në dy persona të panjohur, duke mbuluar me rërë një thes që dyshohet të jetë mbushur me dinamit.

Sipas njoftimit të Policisë, njëri prej të dyshuarve është arrestuar, ku me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje, derisa lidhur me rastin është njoftuar njësiti për çminim për të dalë në vendin e ngjarjes.

“Prishtinë / 29.02.2024 – 18:00. Dy meshkuj kosovarë kanë raportuar se kanë hasur dy persona të panjohur duke mbuluar me rërë një thes që dyshohet të jetë mbushur me dinamit. Njëri prej të dyshuarve është arrestuar dhe me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje, ndërsa lidhur me rastin është njoftuar njësiti për çminim për të dalë në vendin e ngjarjes”, thuhet në raportin 24-orësh. /Zëri